"Nuk mendoja kurrë që kjo ditë do të vinte", Emina Cunmulaj merr titullin e rëndësishëm
Emian Cunmulaj është padiskutim një ndër shqiptaret me famë botërore që është munduar gjithmonë të ngre lart origjinën e saj.
Modelja e njohur, ka ndarë më të gjithë ndjekësit e saj në Instagram se me shumë krenari, ajo ka marrë titullin Konsulle Nderit e Shqipërisë në Florida.
“Unë vetëm mund të ëndërroja si një vajzë e vogël se do të vinte një ditë si kjo. Por sinqerisht nuk kam ëndërruar kaq shumë. Nuk kam guxuar kurrë të kem ëndrra kaq të mëdha. Unë thjesht e dija që doja një jetë ndryshe nga të gjitha femrat e fshatit tim”, ka shkruar Cunmulaj në një postim të bërë në Instastory.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Më pas, Emina ka publikuar një fotografi në profilin e saj të Instagramit, në të cilën shihet teksa merr titullin “Konsulle Nderit e Shqipërisë në Florida”, dorëzuar nga Ervin Bushati, Ambasadori i Shqipërisë në Amerikë.
“Me ndër pranoj rolin e Konsulle Nderit e Shqipërisë në Florida”, shkruan modelja me famë botërore.