"Nuk ka linjë karakteri", u eliminua nga "BBV", Ilir Shaqiri flet për Beatrix

Showbiz

"Nuk ka linjë karakteri", u eliminua nga "BBV", Ilir

Dalja e Beatrix Ramosaj nga “Big Brother VIP Albania” bëri padyshim një bujë të madhe, jo vetëm jashtë, por edhe brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Lidhur me nominimin dhe largimin e saj, ka folur dhe vetë personi që e çoi në televotim, Arbri. Ai ka diskutuar me Ilirin se si Beatrix nuk do të ishte nominuar asnjë herë në shtëpi, për shkak të miqësisë që ai ka me banorët e tjerë të garës.

Iliri theksoi se është i vetmi konkurrent që e ka nominuar Trixën për shkak se ndërhynte herë pas here në debatet me Donaldin.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

“Ndoshta Trixa nuk kishte për të dalë kurrë në nominim, sepse të gjithë e krehin nga mëngjesi deri në darkë. Vetëm unë e kam nominuar Trixën. Ndoshta ndonjë banor i ri mund ta nominonte. Unë një herë e nominova Trixën, pas debatit që kisha me Donaldin dhe e pashë që ndërhyri.”-u shpreh ai.

Ndërkohë, ai e cilësoi Beatrix si një nga personazhet që nuk ka bërë lojë, por ka ardhur “për të ndërtuar familje”.

“Është nga ato personazhet që nuk kanë një linjë të vetën të karakterit këtu brenda dhe thjesht nuk nominohet, nuk bën garë, nuk bën lojë, nuk vendos në plan të parë, sepse është e dashura e Donaldit, s’kemi ardh për të ndërtuar familje. Kemi ardhur të tregojmë karakterin tonë.”

ME TE LEXUARAT