Noizy lirohet nga Policia e Kosovës: Rroftë Trump!

Showbiz

Noizy lirohet nga Policia e Kosovës: Rroftë Trump!

Reperi Rigels Rajku, i njohur edhe si Noizy, është liruar nga Policia e Kosovës, vetëm 1 ditë pas vetëdorëzimit të tij.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë artisti përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram.

“Respekte për drejtësinë e RKS! Rroft Trump” shkruan Noizy krah videos, duke mos harruar të ‘urojë’ presidentin e zgjedhur të SHBA-ve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.


Kujtojmë se Noizy së bashku me 7 persona të tjerë, akuzohen se dhunuan personazhin e njohur të Tik Tok, Muhamet Isenin, i njohur si Medi, bashkë me mikun e tij Bekim Hardergjonajn brenda një klubi nate në Pejë në 2 gusht, në orët e para të mëngjesit. 

ME TE LEXUARAT