Një vit nga vdekja tragjike e Kobe dhe vajzës, Vanesa rrëfen mankthin që ka përjetuar

Showbiz

Një vit nga vdekja tragjike e Kobe dhe vajzës, Vanesa rrëfen

Pas një viti e disa muaj nga vdekja tragjike e Kobe Bryant dhe vajzës së tyre 13-vjeçare, Gianna, Vanesa tregon se nuk do të qëndrojë kokë ulur, pavarësisht dhimbjes që e ka pushtuar. Ajo tregon për “People” se lotët nuk do të kthejnë pas atë që ka pasur, ndërsa thekson se do ecë përpara për pjesën tjetër të familjes.

Një vit nga vdekja tragjike e Kobe dhe vajzës, Vanesa rrëfen

 “Kjo dhimbje është e paimagjinueshme, por thjesht duhet të ngrihesh dhe të ecësh përpara. Të qëndruarit në shtrat duke qarë nuk do ta ndryshojë faktin që familja ime nuk do të jetë më e njëjta. Por, të ngrihem nga shtrati dhe të vazhdoj përpara do e bëjë ditën më të mirë për vajzat e mia dhe për mua.”, tha ajo për “People”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një vit nga vdekja tragjike e Kobe dhe vajzës, Vanesa rrëfen

Vannesa që në pamje duket një grua e fortë që po përballon më së miri këtë tragjedi që e preku, tregon se ka pasur ditë që nuk mendonte se do mbijetonte. “Nuk mund të them se jam e fortë çdo ditë. Nuk mund të them se nuk ka ditë kur ndihem sikur nuk mund të mbijetoj. Kobe dhe Gigi më motivojnë të ec përpara. Ata më frymëzojnë të përpiqem më shumë dhe të jem më e mirë çdo ditë. Dashuria e tyre është e pakushtëzuar dhe më motivojnë në shumë mënyra të ndryshme.”, rrëfeu Vanessa

ME TE LEXUARAT