“Një komb, një flamur”, Dua Lipa uron 28 Nëntorin
Dua Lipa, këngëtarja me famë ndërkombëtare nuk e ka fshehur kurrë se sa krenare ndihet që është shqiptare.
Sot, kur shënohen 111 vite nga shpallja e Pavarësisë, Lipa ka uruar gjithë shqiptarët duke shpërndarë një postim të babait të saj, Dukagjin. Ky i fundit ka postuar flamurin shqiptar dhe shkruan: “Një komb, një flamur. Urime Festa!”.
Ndërsa, Dua ka shkruar: “Urime Festa e Pavarësisë”.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Kujtojmë që Dua Lipa është një ndër artistet që na ka bërë krenarë të gjithëve në botë, pasi ajo nuk ka nguruar kurrë ta fsheh origjinën e saj. Madje, së fundmi, edhe ka promuar bukuritë e vendit tonë, duke rritur dhe më shumë numrin e turistëve të huaj.