Nik Xhelilaj korr suksesin e radhës, bëhet pjesë e serialit të famshëm turk
Aktori i njohur me origjinë shqiptare, Nik Xhelilaj do të jetë pjesë e kastit të filmit të njohur, “Emanet”, ndër prodhimet më të sukseeshme të viteve të fundit.
Njoftimin për përzgjedhjen e Xhelilajt si pjesë e kastit të aktorëve, e ka bërë televizioni turk “Birsen Altuntas”, duke publikuar një foto të aktorit shqiptar ku tregon se ai do të jetë pjesë e sezonit të dytë të serialit “Emanet”.
Në sezonin e parë “Emanet”, transmetohej si një serial i përditshëm, por sezoni i dytë duket se do të kthehet në një shfaqje televizive.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
Në njoftim shkruhet se aktori, emri i vërtetë i të cilit është, Kreshnik Xhelilaj, ka rënë dakord për këtë aventurë të re në këtë projekt dhe do të luajë në rolin Poyrazit, i cili edhe në serial do të ketë origjinë shqiptare.
Xhelilaj është tashmë i famshëm në Turqi, falë pjesëmarrjeve të tij në disa prej serialeve më të famshme turke viteve të fundit.
Gazetarja Klotilda Harka thotë se arrestimi i Encës nuk ishte diçka e papritur pasi duke nisur që nga viti 2017, këngëtarja i ka bërë reklamim në një farë mënyrë lëndëve narkotike.
E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, gazetarja Harka shton se Enca ka reklamuar hashashin teksa ka publikuar pamje të miqve të saj duke tymosur lëndë narkotike.
Klotilda Harka: Arrestimi i Encës nuk ishte diçka e papritur sepse duke nisur që nga viti 2017, Enca i ka bërë një lloj reklamimi hashashit në mënyrën e vet duke e ndërthurur me projektet e saj sepse ajo ka realizuar dhe një klip dhe ka ftuar miq të njohur ku shihen duke tymosur hashash.
Rudina Magjistrari: Ndërkohë nuk shohim të merret asnjë masë. Promovohet lirshëm dhe fare hapur.
Glidona Daci: Për përdorim personal, nëse kapesh vetëm me një cigare hashash, e cila nuk e kalon 33 gramë, nuk mund të ndalohesh, pra se është përdorimi personal që nuk e ndalon.
Avokati Kujtim Cakrani: Kodi jonë Penal e ka specifikisht të qartë se kur kapesh me mbjelljen të disa lëndëve kanabis apo çdolloj droge tjetër, ti quhesh kultivues. Si 4 rrënjë, apo 100 t’i kapeshin, vepra penale është e parashikuar dhe ka dënim nga 3 deri në 7 vite burgim. Nuk ka asnjë dispozitë në kodin tonë që na thotë që “meqë ti je përdorues, mund ta kultivosh në shtëpi”. Ligji për mbjelljen e kanabisit për arsye mjekësore kaloi në parlament, pra do të jenë disa kompani që do të kultivojnë në disa zona të acaktuara kanabis. Rasti konkret i këngëtares nuk është rasti i veçuar nga qindra-mijëra të burgosur të tjerë. Ligji nuk ka specifikime të ndryshme ndarje. Kjo do të dënohet sipas dispozitës “kultivim i lëndëve narkotike”.
Kujtojmë se këngëtarja Ruensa Haxhiaj, e njohur me emrin e artit Enca është arrestuar pasi u kap me kanabis të mbjellë në vazo në ballkonin e banesës së saj.