Në gjendje të rënduar/ Shakira shfaqet për herë të parë në publik pas ndarjes nga Pique

Showbiz

Në gjendje të rënduar/ Shakira shfaqet për herë të

Shakira tregoi tendosjen e javëve të fundit teksa u fotografua duke udhëtuar në shtëpi në Barcelonë të martën.

 Dailymail shkruan se këngëtarja kolumbiane dukej joshëse teksa hipi pas timonit, disa ditë pasi bashkëshorti i saj Gerard Pique u fotografua me një grua misterioze në një festë në Stokholm.

Ylli i top-listës dhe mbrojtësi i Barcelonës, të cilët kanë dy fëmijë, njoftuan se po ndaheshin muajin e kaluar. E veshur me grim minimal, Shakira nuk arriti të buzëqeshte teksa po shkonte drejt shtëpisë së saj të martën. 

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Të premten mbrëma, një postim në rrjetet sociale ku shfaqej bashkëshorti i saj Gerard u bë viral pasi një tifoz suedez postoi për një festë që futbollisti kishte marrë pjesë në Stokholm. 

Sipas fanses, mbrojtësi i Barcelonës dyshohet se ka refuzuar të përshëndesë djalin e saj të apasionuar pas futbollit, duke e shtyrë atë ta quajë yllin "një humbës".

Në gjendje të rënduar/ Shakira shfaqet për herë të

ME TE LEXUARAT