Në gjendje të rënduar psikologjike, Ronaldo Sharka tregon realitetin e tij

Showbiz

Në gjendje të rënduar psikologjike, Ronaldo Sharka tregon

I ka thënë të gjitha ashtu siç i mendon dhe siç është e vërteta e tij, pa lënë hapësira për interpretime. Moderatori i njohur Ronaldo Sharka, ndryshe nga të gjithë të tjerët që përpiqen të nxjerrin foto dhe video perfekte nga momentet e tyre të pushimeve, zgjedh të bëjë diçka tjetër, të tregojë cili është raliteti i tij: aspak perfekt, aspak i zbukuruar me detaje e sfonde të magjishme vere, por…. unik. Sepse është real.

Bashkë me videon ku tregon barkun dhe shëndetin e tij për shkak të kequshqyerjes dhe jetës dinamike, Ronaldo ndan edhe një mesazh për të gjithë miqtë e tij virtualë.

“Në këtë periudhë postimesh me foto perfekte pa celulit në plazh, po zgjedh të publikoj diçka reale nga jeta ime.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po, ky dhe kështu jam unë. Të paktën për një periudhë 2-3-vjeçare, deri në ato ditë që kam xhiruar veten në një gjendje të rënduar psikologjike, ku më pas m’u desh të merrja vendimin për të nisur palestrën. Mendoja se forca e urisë për të ngrënë dhe pirë pisllëqe, orar pa orar, ishte më e madhe se unë dhe më ka udhëhequr për një kohë shumë të gjatë.

Këtë periudhë të gjatë e kam shijuar shumë, për shkak se haja kur doja dhe çfarë doja, por dhe kam qarë shumë për shkak të komenteve. Njerëz, hiqni dorë nga ushqimet e shpejta në rrugë, hiqni dorë nga pijet me gaz dhe ngrënia pa orar. Ju mund ta kontrolloni veten dhe urinë tuaj, mos përfundoni si unë ku sot, më duket sikur po nis jetën nga e para, pasi më duhet shumë punë të normalizoj trupin tim.

Faza e parë është pranimi. Unë e pranova veten, faza e dytë është të filloni të ndryshoni. Ju dua” – shkruan Ronaldo në postimin e tij.

 

ME TE LEXUARAT