Ndërron jetë në moshën 33 vjeçare aktori i njohur
Aktori Robert Cormier, i njohur më së shumti për rolet në Heartland dhe Slasher të Netflix, ka vdekur në moshën 33-vjeçare. Aktori kanadez vdiq të premten.
Motra e tij konfirmoi lajmin për Hollyëood Reporter duke thënë se Cormier vdiq në spital në Etobicoke, Ontario, nga plagët e marra pas një rënieje.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Cormier për dy sezonet e fundit luajti Finn në Heartland të CBC , i cili ka transmetuar për 15 sezone në TV kanadez dhe mban rekordin për të qenë drama më e gjatë një orëshe në Kanada.
Rolet e tjera përfshijnë” Designated Survivor”, “Ransom” dhe luajtjen e Wnston për dy episode në “American Gods” të Starz.