Ndanë bashkë skenën, Bujar Kapexhiu: Mirush Kabashi i rrallë, ishte i përsosur në të gjitha zhanret
Regjisori Bujar Kapexhiu është shprehur se artistët si Mirush Kabashi janë të rrallë.
Në një intervistë për News24, regjisori u shpreh se Mirush Kabashi ishte i përsosur në të gjitha zhanret dhe ndarja e tij nga jeta ishte humbje e madhe.
“Është një artist i rrallë, ishte i përsosur në të gjitha zhanret. Ishte një njeri i rrallë dhe ishte humbje e madhe, ishte mësues për të gjithë. Ishte talent i veçantë. Nuk shikonte vetëm rolin e tij, por edhe të partnerit të tij, kishte kontribut të veçantë në aktivitetin që merrte pjesë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
E kam pasur edhe në shfaqjet e mia si regjisor dhe ishte moderator i spektaklit, dhe ishte i shkëlqyer. Ai e përpunonte tekstin në çdo germë, një saktësi, korrektësi. Si Mirush Kabashi janë të rrallë”, tha Bujar Kapexhiu.