Mozzik merr urimin e ëmbël nga personi i veçantë, sa vjeç mbush reperi

Showbiz

Mozzik merr urimin e ëmbël nga personi i veçantë, sa

Sot është një ditë speciale për Mozzik-un. Reperi mbush 27 vjeç. Në këtë ditë të veçantë, ai ka marrë shumë urime nga miqtë, familjarët dhe fansat por ai që mori më së shumti vëmendje ishte Getinjo. Ai ka ndarë një urim publik për të vëllanë, përmes të cilit shkruan fjalët më të bukura.

“Urime ditëlindjen gjaku im, të rujt zoti gjithmonë bashkë me neve. Të dua,” ka shkruar Getinjo. Kujtojmë që Mozzik po shijon suksesin e këngës “Të dua”, një dedikim i ndjerë për të bijën Hana. Kënga bëri bujë dhe për faktin pasi u nënkuptua se arsyeja e ndarjes me Loredanën ka qenë tradhtia.

Vetëm para pak ditësh, artisti publikoi albumin e plotë “No Rich Parents” në bashkëpunim me ish- partneren e tij, Loredana. Gjithashtu Mozzik paralajmëroi një album të ri solo që pritet të publikohet në vitin 2021, duke na treguar dhe një herë se nuk ka të ndalur.  Edhe pse ai  nuk ka dhënë asnjë detaj tjetër ne jemi me padurim në pritje të albumit të Mozzik.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Kujtojmë se së fundmi, Mozzik ndodhej në Brezovicë me disa nga miqtë e tij për pushime. Teksa ka publikuar një video ku shfaqej teksa bënte xhiro me motor me një mikun e tij, pas pak minutash reperi i hitit “Madonna” ka treguar se motori i tyre u përplas. Fatmirësisht asnjë dëmtim nuk ka pësuar as Mozzik dhe as miku i tij.

ME TE LEXUARAT