“Mos më dil me…”, Monika Lubonja paralajmëron “pilotin e zemrës”: Do ta heq...

Showbiz

“Mos më dil me…”, Monika Lubonja paralajmëron

Aktorja Monika Lubonja krijoi një raport të veçantë me parashutistin Arbër Xhaja, pas një surprize që ky i fundit bëri kur ajo ishte ende brenda shtëpisë së “Big Brother Vip.”

Më pas vetë ata treguan se ajo që nisi si një lojë në format, është shndërruar në një miqësi jashtë shtëpisë.

Dyshja publikonin edhe foto në rrjetet sociale së bashku, ku nuk mungonin shakatë. Por së fundmi aktorja ka dalë me një thirrje publike ndaj Arbër Xhajës, duke i rikujtuar një premtim që ai i kishte bërë muaj më parë, gjatë BBV.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Në një video të publikuar në Instastory, Monika shprehet mes të tjerash se do ia heqë emrin “piloti i zemrës”.

Aktorja “paralajmëron” parashutistin të mos dalë me të tjera, pasi vetëm ajo duhet të fluturojë me të.

“Arbër kam përshtypjen se do të ta heq emrin “piloti i zemrës time” se sa kam dalë nga Bigu akoma nuk kam provuar fluturimi.

Kështu që të paktën ndaji përgjysëm ato të ardhurat okej?

Edhe jam këtu në Dhërmi unë dhe mos më dil me të tjerë, nuk më intereson, më intereson vetëm të fluturoj unë!”– shprehet aktorja gjatë videos, të cilën Arbër Xhaja e ka ripostuar duke i vënë vetëm disa emoji të qeshurash. 

 

ME TE LEXUARAT