Miqësore e veçantë në mars, zbulohet kundërshtari i Shqipërisë

Showbiz

Miqësore e veçantë në mars, zbulohet kundërshtari i

Te Shqipëria ka nisur puna dhe përgatitja për Europianin. Trajneri Silvinjo kërkoi miqësore me skuadra të forta dhe duket se e para është gjetur. Shqipëria do të luajë një miqësore me Zvicrën në muajin mars. Sipas Supersport, është arritur marrëveshja mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe asaj helvete që kjo përballje të luhet në Zvicër, ndërsa do të përcaktohet në vijim stadiumi ku do të zhvillohet. Me shumë mundësi, ky duel do të luhet në Zyrih.

Ndeshja miqësore, ku skuadra kombëtare do të mbështetet nga shumë tifozë shqiptarë, do të jetë në kuadër të përgatitjeve të skuadrës për Kampionatin Europian që do të luhet verën e vitit të ardhshëm në tokën gjermane.

FSHF po punon për të arritur organizmin e së paku dhe një tjetër ndeshjeje miqësore në muajin mars, ndërkohë që në maj, ekipi pritet që të ketë dhe dy ndeshje të tjera miqësore, para nisjes së Europianit.

ME TE LEXUARAT