Merr fund lidhja e shumëpërfolur e Luana Vjollcës me Krenar Çoçajn
Luana Vjollca i është rikthyer muzikës. Moderatorja sapo ka publikuar bashkëpunimin e saj më të ri me Lumi B të titulluar “Atë natë”. Kënga i dedikohet ndarjes dhe historive të mbyllura e mesa duket, pas saj qëndron edhe diçka tepër personale.
Në të vërtetë, Luana ka ndarë para pak ditësh disa postime ku e ka konfirmuar diçka të tillë. Më në fund, është zbuluar edhe se çfarë ka nënkuptuar me këtë.
Edhe pse lidhja e tyre nuk u konfirmua kurrë zyrtarisht, ka qenë gjithnjë në vëmendje të mediave rozë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Burimet nuk shpjegojnë cila ishte arsyeja që i dha fund lidhjes disavjeçare dhe pak gjasa ka që ta mësojmë nga vetë Luana që ka qenë gjithnjë shumë hermetike lidhur me jetën private.