Meritoni tha se do bënte tatuazh djalin, reagon ashpër e ëma: Ti nuk ekziston në jetën e tij

Showbiz

Meritoni tha se do bënte tatuazh djalin, reagon ashpër e ëma: Ti

Ish-partnerja dhe nëna e djalit të Meriton Mjekiqit, Egesta, u ka bërë thirrje publike mediave që të mos publikojnë foton e djalit të tyre të mitur.

Në një reagim në Instastory, ajo deklaron se Meritoni nuk ekziston në jetën e djalit, dhe se vendimet dhe kujdestaria i përkasin asaj.

“Ai(Meritoni) nuk ekziston në jetën e tij (djalit). Vetëm mua më përket kujdestaria, e drejta, vendimet për Loarin”– shkruan ajo mes të tjerash.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Së fundmi, gjatë një bisede me Ledjonën në BBV, Meritoni u shpreh se i biri jeton në distancë, teksa shtoi se “çdo prind është i lidhur me fëmijën shumë”. Mertion tha se nëse do të bënte një tatuazh, do e lidhte me portretin e djalit.

“Nuk kam asnjë tatuazh, nëse bëj diçka do e lidh me portretin e djalit. Më ka marrë malli. Djali jeton në distancë, çdo prind është i lidhur me fëmijën shumë”, tha moderatori.

 

ME TE LEXUARAT