Meritoni i dashuruar “kokë e këmbë” pas Ilnisës: Dua të bëj fëmijë me të, të krijoj familje…

Showbiz

Meritoni i dashuruar “kokë e këmbë” pas Ilnisës:

Moderatori Meriton Mjekiqi, ka treguar së fundmi planet e tij lidhur me marrëdhënien me Ilnisa Agollin, pas daljes nga Big Brother VIP.

Gjatë një bisede me banorët, ai është shprehur se lidhja që ai ka me Ilnisën nuk është miqësi, ndërsa ka shprehur dëshirën për të bërë një fëmijë me të.

“Unë e Ilnisa e hamë bukën prej gojës së njëri-tjetrit, dua të krijoj familje dhe të bëj një bebush të vogël’, është shprehur ai.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë Roza Lati është shprehur dyshuese lidhur me këtë deklaratë dhe e ka pyetur nëse vërtet e do diçka të tillë, apo e thotë për të prekur zemrat e mamave.

“Mos e thuaj ashtu sepse po bëj 29-vjeç dhe dua të bëj edhe një bebush për qef”, u përgjigj Meritoni.

Pjesë nga biseda:

Meritoni: E imja me Ilnisën është krejt ndryshe nga ajo që ti ke krijuar me Rozën dhe Julin.

Erjola: Mua nuk më ndodhi dashuri po një shoqëri.

Meritoni: Unë e Ilnisa e hamë bukën prej gojës së njëri-tjetrit.

Erjola: Edhe ne hamë me të njëjtin piru.

Meritoni:  Si mundesh ta krahasosh se unë me Ilnisën dua të krijoj familje dhe të bëj një bebush të vogël

Erjola: O ishalla, vetëm të të bëj…

Meritoni: Ishalla o Zot ndodh një ‘qikush’ (vajzë) i vogël.

Roza: Një fëmijë është gjë e madhe ë…

Meritoni: Po kismet Zotit ndodh ishalla!

Roza: Me të vërtetë dëshiron të bësh një fëmijë me Ilnisën apo e thua për të prekur zemrat e mamave?

Meritoni: Mos e thuaj ashtu sepse po bëj 29-vjeç dhe dua të bëj edhe një bebush për qef.

 

ME TE LEXUARAT