“Më vjen mirë, gëzohem”, Beatrix Ramosaj komenton sërish ribashkimin e Borës dhe Donaldit

Showbiz

“Më vjen mirë, gëzohem”, Beatrix Ramosaj komenton

Beatrix Ramosaj ka reaguar sërish për ribashkimin e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt.

“Më vjen mirë, gëzohem”, tha këngëtarja gjatë një interviste të realizuar në ‘Festivalin e Klipit Shqiptar” në Ulqin disa javë më parë, por që është publikuar së fundmi.

Kujtojmë që pak javë më parë, këngëtarja theu heshtjen për thashethemet që qarkullonin se Bora dhe Donaldi janë ribashkuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Është një pyetje që po ma bëjnë të gjithë. Nëqoftëse ata kane gjetur lumturinë, atëherë dhe unë jua uroj”, tha ajo për ribashkimin e tyre.

E pyetur nëse është penduar për gjërat që ka kaluar në shtëpinë e famshme, këngëtarja tha: “Jo nuk jam pishman.

Nuk ka asgjë për të qenë pishman. Nëse do ta ktheja kohën pas do t’i thosha vetes që të mos kishte aq shumë frikë dhe mbase ta shijoja më shumë si eksperiencë.”

ME TE LEXUARAT