“Me sa vjet eksperiencë?”/ Juli ngacmon Rozën për moshën

Showbiz

“Me sa vjet eksperiencë?”/ Juli ngacmon Rozën për

Moderatorja e njohur, Roza Lati, ka festuar një ditë më parë ditëlindjen. Ditën e saj të veçantë, ajo ka vendosur që t’a festojnë me njerëzit më të afërt.

Nga postimet në rrjetet sociale u vu re se Roza kishte zgjedhur një darkë private me disa të ftuar, ku të pranishëm ishin edhe ish-banorë të “Big Brother VIP3”.

Julian Deda, Françeska Murati, Fation Kuqari, Ledjona Xheladinaj, Erjola Doçi dhe Elvis Myrta ishin ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri që festuan bashkë me moderatoren.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë Juli ka postuar një video ku shfaqet me vajzën e ditëlindjes dhe e pyet se sa vjeç bëri dhe Lati duke qeshur i thotë ‘23’.

Pjesë nga biseda:

Juli: Sot është dita e Rozës se ka ditëlindjen, sa vjeç bëre?

Roza: 23 vjeçe

Juli: 23 vjeçe Roza sot, me sa vjet eksperiencë? Edhe 100 Roza

Roza: Rrofsh o jetë

Nddërkohë kujtojmë se Roza Lati festoi dje 36-vjetorin e lindjes.

 

ME TE LEXUARAT