“Më kërcënove, rri larg”/ Debat i ashpër mes Heidit dhe Erjolës

Showbiz

“Më kërcënove, rri larg”/ Debat i ashpër mes

Një përballje mes dy vajzave Heidit dhe Erjolës ka ndodhur gjatë publicitetit në spektaklin e madh të ‘Big Brother VIP 3’ këtë të martë.

E gjithë ka nisur prej termit që Egla i është referuar Erjolës, si sekretare e Julit, e pasuar më pas nga Heidi.

Kjo ka bërë që Erjola të ngre tonet, ndërkohë që Heidi pretendon se është kërcënuar prej banores.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pjesë nga biseda:

Erjola: Unë përballem me një realitet të ashpër jashtë dhe jam e vetme. Sot ne mes të spektaklit mu vunë grada dhe unë i thash je asistente.

Heidi: Jo më kërcënove me gishta në fytyrë. Rri larg dhe qetësohu

Erjola: Asistente, mos të të vij keq që do e vuash në fytyrë. Disa herë e kam thënë edhe në Dhomë të Rrëfimit që më prekin në moral dhe karakter. Unë e di se si ja dal jashtë dhe këtu brenda dhe nuk kam ardhur pëe të qenë sekretarja e askujt.

Teksa shumë debate dhe surpriza të tjera pritet të diskutohen, ju mund ta ndiqni spektaklin e sotëm në transmetimet e Top Channel, në dy kanalet e dedikuara të DigitAlb, “Big Brother VIP 1” dhe “Big Brother VIP 2” si dhe në kanalin e YouTube.

ME TE LEXUARAT