"Më ka marrë malli për Einxhel, nuk fle pa fjetur ajo", DJ Dagz rrëfehet pas daljes nga "BBV"

Showbiz

"Më ka marrë malli për Einxhel, nuk fle pa fjetur ajo",

DJ Dagz ishte u eliminuar pak ditë më parë nga shtëpia e Big Brother VIP. DJ nga Kosova ishte në televotim bashkë me partneren e tij, Einxhel Shkira me të cilën krijojë një lidhje gjatë kohës sa ishte brenda shtëpisë.

I ftuar në Fan Club, DJ Dagz ka folur për herë të parë për eksperiencën dhe rrugëtimin e tij në Big Brother VIP. Edhe pse ka pak ditë që kur ai u largua nga shtëpia, Arbër Gumnishta (emri i vërtetë) u shpreh se tashmë po ndjen mall për partneren e tij.

“Po realisht më ma marr malli shumë, nuk kam fjetur akoma pa fjet ajo”, ka thënë Dagz fillimisht.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

“Emocionalisht kisha bërë thirrje që ajo me dalë, por nuk veproj sipas ndjenjave por me tru, dhe sipas kësaj unë dua që ajo me qenë deri në finale dhe me fitu, ajo që më ka tërhequr te Einxhel është se ajo është një person i fortë dhe ka një kauzë shumë të mirë dhe e përkrah 100 përqind të fitoi ajo, dhe padyshim që Einxhel është më e forta aty brenda”, ka thënë DJ Dagz.

ME TE LEXUARAT