“Mami nuk më ka folur me gojë”, Rudina Dembacaj rrëfen historinë e saj me familjarët: I dukej...

Showbiz

“Mami nuk më ka folur me gojë”, Rudina Dembacaj

Marrëdhënia e Rudina Dembacajt dhe Mark Frrokut në fillime u komentua goxha në rrjetet sociale, ku një pjesë e madhe e publikut e  gjykuan aktoren e humorit, madje duke e akuzuar se arsyeja përse u nda nga bashkëshorti ishte ish-deputeti dhe pasuria e tij.

Por Rudina nuk u ndikua aspak nga komentet negative dhe aktorja vazhdon të tregojë hapur dashurinë e madhe që ka për partnerin e saj teksa nuk ia ‘përton’ as t’ju përgjigjet komenteve të tilla.

Së fundmi, Rudina dhe motra e saj Jereda ishin të ftuara në programin “Rudina”, ku folën për marrëdhënien e tyre të ngushtë. Aktorja e humorit u shpreh se motra e saj ka qenë mbështetja më e madhe në momentet më të rëndësishme të jetës së saj, siç ishte edhe lidhja e saj me Mark Frrokun.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Për Rudinën ka qenë një situatë goxha e vështirë, sepse e ëma dhe pjesa tjetër e familjes nuk i flisnin pasi nuk ishin dakort.

“Motra ime dhe një nga djemtë e xhaxhallarëve, Iliri, kanë qenë të vetmit që më kanë folur, se as mami që po na ndjek tani, nuk më ka folur për tre muaj me gojë. Më mbajtën qëndrim se u dukej një  gjë e tmerrshme dhe motra ka qenë mbështetja kryesore, patjetër, hap pas hapi.

 Si ja thashë? U ula dhe i thashë unë e dua këtë njeriun, tani zgjidhe vetë. Edhe ika vazhdova. Shumë e komplikuar. Marku, tre fëmijët, unë, goca, nuk ishte një bashkim kaq i thjeshtë, mosha jonë, statusi që kishim si unë dhe Marku, ishte pak e vështirë ta  kuptonin të gjithë.

Por kjo nuk kishte asgjë të komplikuar, përveç ndjenjave të mia që mund t’i kuptonte vetëm Reda”- rrëfeu Dembacaj.

ME TE LEXUARAT