Luizi i dorëzon çmimin Oltës: Fitoje këtë Big Brother

Showbiz

Luizi i dorëzon çmimin Oltës: Fitoje këtë Big

Teksa të gjithë banorët po këndonin e kërcenin në oborr, Luizi u shkëput dhe qëndroi vetëm në verandë. Olta vuri re që ai nuk po kërcente me pjesën tjetër dhe shkoi u ul pranë tij.

Ajo i tha Luizit të ngrihet dhe të kërcejë bashkë me të tjerët, por ky i fundit shprehu mërzinë për nominimin e kësaj jave, që siç dihet Kiara është në televotim me Oltën.

Ai i tha Oltës që i vjen keq edhe për Kiarën, por edhe për të, sepse sipas Luizit, Olta nuk ka pse të largohet në këtë pikë të lojës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Luizi shtoi që është mirë të largohet ai nga Big Brother dhe këtë edicion ta fitojë Olta. Kjo e fundit, i tha Luizit që nëse largohet ai, do ikë dhe ajo, por jo këtë të shtunë, një herë tjetër.

Olta i tha Luizit që meqenëse situata është e tillë, është më mirë që të largohet ajo nga ky format, që t’i hapë rrugë Luizit dhe Kiarës.

Luizi u shpreh se nëse Kiara do ishte në nominim me Fotininë apo me dikë tjetër, nuk do e kishte fare problem, nëse ajo do të dilte.

Por duke qenë se po përballet me Oltën, ai e ka marrë këtë televotim si sfidë me veten, pasi do të shohë kush është lojtar më i fortë mes tij dhe Oltës.

 

ME TE LEXUARAT