Luizi: E mbroj Kiarën, pasi çdo sulm që i bëhet asaj, ndodh për shkakun tim
Ndonëse banorët thanë se Kiara po e pengon lojën e Luizit, ky i fundit tha tjetër gjë. Ai tha në "prime-n" e sotëm se i del gjithë kohën në mbrojtje Kiarës, pasi banorët e sulmojnë atë, ndërkohë që e kanë personale me Luizin.
Kiara: E folën edhe pak dje gjatë darkës. Është mendimi i Oltës. Është e vërtetë që Luizi më ka dhënë mbështetje këtu brenda, dhe pa të do kisha dalë më përpara nga shtëpia. Për mendimet e Oltës, nuk kam si t’ja mbush mendjen.
Big Brother për mua është të shfaqësh edhe një lloj realiteti, me pastërti. Unë nuk kam patur nevojë të luaj.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Olta: Është e vërtetë që Kiara nuk ka luajtur, por kohët e fundit po e bën këtë gjë. Jem në një pikë të lojës që nuk është e mjaftueshme me kaq sa po jep Kiara. Procesin e Kiarës unë e kam kaluar me sukses. Gjërat që kam thënë në video, i kam thënë edhe më parë.
Kristi: Luizi ka bërë edhe lojën e vet dhe të Kiarës. Unë nuk shikoj ndonjë gabim këtu, sepse në fund të fundit ata janë çift bashkë. Është zhdukur Luizi më shumë se Kiara. Kjo nuk do të thotë që Kiara nuk ka bërë lojë. Ajo e ka mbuluar Luizin dhe e ka mbrojtur nga emocionet negative.
Dea: Kiara ka bërë shumë në këtë shtëpi, pasi jo gjithkush e përballon dot këtë gjë, në çift. Duhet të jetë më e drejtëpërdrejtë ose më e vendosur. Si personalitet, është ndryshe nga Luizi.
Kiara: Unë e kam bërë gjithë kohën këtë gjë dhe është e vështirë të gjesh një vijë të mesme. Unë jam përpjekur ta kundërshtoj në një mënyrë elegante, pa ngritur zërin, pasi nuk e kam në natyrë.
Qetsor: Nuk ka arsye pse të sforcohet Kiara. Nuk është e thjeshtë të jetosh me Luizin, pas gjithë atyre situatave. Ajo është e detyruar të qëndrojë në vigjilëncë, nuk e ka të lehtë.
Arbër: Luizi është një arsye e fortë pse Kiara është ende brenda në shtëpi. Si lojtare, nuk kam parë ndonjë gjë të jashtëzakonshme te Kiara. Nuk e mbaj mend për diskutime të forta, strategji apo aleanca.
Luizi: Arsyeja pse unë e kam mbrojtur Kiarën është shumë e thjeshtë është sepse çdo sulm që ajo ka patur, ka qenë për mua.
Çdo sulm që i kanë bërë, ia kanë bërë për mua, jo se kanë patur ndonjë gjë me Kiarën. Dhe patjetër që unë do e mbroj, sepse sulmi është për mua.