Luana Vjollca pjesë e TV Klan, Ardit Gjebrea i bën mikpritjen e ëmbël

Showbiz

Luana Vjollca pjesë e TV Klan, Ardit Gjebrea i bën mikpritjen e

Dihet që moderatorja e njohur Luana Vjollca do të jetë pjesë e Tv Klan. Së fundmi, ajo ka zbuluar edhe emrin e programit, që do të titullohet “Zemërluana”.

“Mezi po pres të ritakohem me ju o ZEMER LUANA -t e mi”, shkruan Luana. Mirëpo, a do të jetë ky një emision dashurie? Mbetet për t’u parë.

Lajmin për bashkimin në “Tv Klan”, ajo e bëri ditën e lindjes, si një surprizë për fansat.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

“Përherë dëshiroj që në ditën time të lindjes dhuratën t’jua bëj unë. E lumtur ta ndaj me ju që rikthehem aty ku përkas, në skenë, në ekranin gjigand të TV Klan për t’u takuar së bashku primetime me atë që jam e bindur do të jetë programi juaj i preferuar sërish!

Ju jeni arsyeja dhe motivimi im, secili prej jush që më ka kërkuar vazhdimisht të rikthehem, uroj t’jua shpërblej”, shkroi Luana në Instagram.

Por së fundmi, prezantuesi Ardit Gjebrea ka publikuar një foto me Luanën, ku i ka uruar mirëseardhjen në Tv Klan.

Duke qenë se jemi në një stinë magjike, i tillë qoftë dhe rrugëtimi yt në familjen Klan me projektet e tua, shkruan Gjebrea.

ME TE LEXUARAT