Loredana: Dua 120 mijë euro që të këndojë në koncertin e shqiptarëve

Showbiz

Loredana: Dua 120 mijë euro që të këndojë në

Këto ditë në Zvicër është duke u zhvilluar koncerti i shqiptarëve “Alba Festival”.

Në eventin madhështor janë të ftuar shumë këngëtarë të njohur. Mes tyre është edhe rap-artistja, Loredana Zefi, e cila jeton dhe vepron në Zvicër. Ajo nuk ndodhet në ‘line up’ të koncertit, teksa së fundmi për fansat ka treguar edhe arsyen.

“Përse nuk je në Festivalin Alba?”, ka qenë pyetja që i bëri një nga ndjeksit në Instagram.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Loredana nuk nguroi t’i përgjigjej shkurt, se kërkoi të paguhej 120 mijë euro.

Kujtojmë që ditën e djeshme performuan: Kida, Ermal Fejzullahu, Elita 5, PINT, Mozzik dhe Getinjo, Ledri Vula dhe Lumi B, Elvana Gjata si dhe Dhurata Dora.

Ndërsa sot do të interpretojnë: Yll Limani, Tayna, Regard, Dardan, Ghetto Geasy, Butrint Imeri dhe Dafina Zeqiri.

ME TE LEXUARAT