Koha ka ndaluar për Monica Bellucin! Diva italiane vjen me superfotosesionin: Dua të plakem në qetësi
Diva e famshme italiane, Monica Bellucci, ka dhënë një intervistë për një revistë, duke iu referuar viteve dhe rolit që ka luajtur pamja e saj në karrierën e gjatë këtyre viteve.
Ylli italian në një fotosesion zbulues ka komentuar për "Elle Spain", faktin që po "plaket" duke thënë se: “ është e kotë të shkosh kundër diçkaje që është më e fortë se unë ”.
Më tej ikona e televizionit, Bellucci u shpreh se: “Unë jam si gjithë të tjerët, i them vetes se është e kotë të shkosh kundër diçkaje që është më e fortë se unë.
View this post on Instagram
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Dhe nëse koha kalon, do të thotë se jemii me fat që jemi ende këtu. Mosha biologjike ka pasoja, nuk i gëzojmë më avantazhet e rinisë. Ka një transformim natyral dhe vjen një moment që duhet ta pranoni. E rëndësishme është të vazhdoj të ndihem mirë dhe të bëj gjëra që më pëlqejnë dhe që më stimulojnë”.