“Kjo është në kurriz të lojës”/ Deklarata e fortë e Balina Bodinakut: Kiara u rifut në BB VIP për një emision dhe disa...

Showbiz

“Kjo është në kurriz të lojës”/ Deklarata e

Balina Bodinaku ka qenë mëngjesin e sotëm e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka folur rreth reality show-t, “Big Brother VIP2”. Gjatë bisedës në studio, ajo komentoi edhe rifutjen e Kiara Titos në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Sipas saj, moderatorja nuk po bën lojë aty brenda. Ajo shoi se nëse Kiara nuk gjen arsye për të luajtur, atëherë nuk ka as arsye pse të qëndrojë në atë shtëpi.

Madje Balina e konsideron qëndrimin e Kiarës brenda “Big Brother” për veten e saj, për të marrë disa followers ose të kapë një emsion dhe jo për të ftuar çmimin e madh.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Një lojtar nëse vendos të futet, e aq më tepër të rifutet në lojë, duhet të futet vetëm për veten e tij dhe për të bërë lojën e tij, jo si e dashura e dikujt. Kiara vërtet se tha po futem si e dashura e Luizit aty, por kjo nuk do të thotë që po futet për të bërë lojë. Kjo pikërisht përforcon atë mendim dhe ide që po themi të gjithë, që ajo nuk ka hyrë aty për lojë.

Në atë shtëpi hyhet për lojë, në qoftë se nuk e ke mendjen për të bërë lojë, çdo qëllim tjetër që të fut në atë shtëpi, të ka nxjerrë jashtë asaj shtëpie. Ti nuk je aty brenda për asnjë arsye tjetër përveçse për të luajtur. Nëse nuk luan dot, në qoftë se nuk gjen një arsye për të luajtur, atëherë nuk ke arsye për të qëndruar brenda në shtëpi.

Ajo që po ndodh me Kiarën, është ajo që ka ndodhur dhe unë kam vënë re që ka ndodhur me gati 90% të lojtarëve në atë shtëpi, që kanë hyrë, jo me besime dhe qëllim për të shkuar në finale dhe për të fituar.

Duket sikur kanë hyrë me idenë që ok unë po hyj, nuk kam për ta fituar lojën, por po hy njëherë, të kap ca “followers”, të kap një emision. Kjo është në kurriz të lojës dhe në kurriz të atyre që e shohin lojën.

Ne sot ankohemi dhe themi që ka momente kur loja mbahet nga një ose dy lojtarë dhe kjo për këto arsye. Kiara nëse është rifutur, është rifutur për veten e saj dhe jo për çmimin”, u shpreh Bodinaku.

ME TE LEXUARAT