Kim Kardashian kërkon të marrë kujdestarinë e fëmijëve, zbulohet arsyeja e ndarjes

Showbiz

Kim Kardashian kërkon të marrë kujdestarinë e

Një javë nga ndarja me Kaney West, mësohet nga mediat e huaja se Kim Kardashian kërkon të marrë kujdestarinë e fëmijëve.

“The Sun” ka publikuar shkresat e divorcit të çiftit më të ëprfolur në botë, ku shkruhet se Kim kërkon që 4 fëmijët e saj, North, Saint, Chicago dhe Psalm të kujdesen nga vetë ajo.

Mediat rozë më herët treguan se shkak mund të jetë tradhëtia apo konsumim i marrëdhënies, ndërsa mësohet se Kim ka cituar në kërkesën e saj për divorc se arsyeja e ndarjes mes tyre janë ‘diferencat e papajtueshme’.

Kim ka kërkuar që mbështetja bashkëshortore qoftë nga ajo ose nga Kanye, të përcaktohet pas finalizimit të divorcit. Thuhet se ish-çifti po bashkëpunojnë për një marrëveshje për zgjidhjen e pasurisë.

Ndërkohë kujtojmë se pritet që divorci i tyre të transmetohet i gjithi në sezonin e fundit të “Keeping Up Ëith the Kardashians”, ku duket se do të flasin për herë të parë për gjithçka që ka ndodhur.

ME TE LEXUARAT