Kiara bëhet xheloze për modelen në klipin e Luizit

Showbiz

Kiara bëhet xheloze për modelen në klipin e Luizit

Luiz Ejlli disa ditë më parë solli një projekt të ri muzikor të titulluar “Amanet”. Ndryshe nga këngët e tjera këtë herë protagoniste në klip ishte një modele bukuroshe e quajtur Santiana Maloku.

Kjo e fundit ka realizuar një intervistë për “Prive” ku ka zbuluar disa “sekrete” në lidhje me këtë projekt. E pyetur si fillim se sa është paguar nga këngëtari, ajo vendosi të mos përgjigjet.

Ndërsa, kur u pyet nëse partnerja e Luizit, Kiara Tito ishte ndopak xheloze për të, modelja tha: “Pak po (qesh)”.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Kujtojmë që burime ekskluzive për Iconstyle, pranë rrethit shoqëror të Kiarës disa ditë më parë konfirmuan se ajo është në pritje të ëmbël.

Thuhet se moderatorja është vetëm 5 javëshe shtatzënë dhe po kujdeset ta fshehë sa më mirë pritjen e ëmbël, mirëpo kanë qenë vetë miqtë e Kiarës që s’e kanë ruajtur dot.

ME TE LEXUARAT