Këngëtarja shqiptare bëhet qendra e vëmendjes në mediat e huaja
Media prestigjioze britanike, The Guardian, i ka dedikuar një artikull kulturës në Kosovë.
Ai ka shkruar për Rita Orën, Dua Lipën si dhe Sunny Hill Festival.
Mes tjerash, në artikull ka përmendur edhe artisten e njohur shqiptare, Dhurata Dorën. Ka përmendur bashkëpunimet e suksesshme të këngëtares me yje të famshëm botëror.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Njëra prej tyre, Dhurata Dora, ka më shumë se 860 milionë shikime në YouTube me hitin e saj të madh “Zemër”, bashkëpunim i vitit 2019 me reperin algjerian, Soolking, që ishte pjesë e top-listave në Belgjikë, Zvicër dhe Francë. Bashkëpunimi i Dorës më 2021 me reperin francezo-kongolez SIMS, “Only You”, u certifikua si i artë në Francë dhe platin në Zvicër dhe performanca e saj me yllin e “Voice of Albania”, Yll Limani, pa dyshim ka qenë kryeperformanca në gjuhën shqipe në festivalin e sivjetmë të Sunny Hill-it”, thuhet në artikull.
Përmendet po ashtu edhe Era Istrefi, Noizy e reperi tjetër i njohur nga Ferizaj, Buta.