Kënga “kuqezi” për festën e Pavarësisë, kush është shqiptari që qëndron pas hiteve të Drake

Showbiz

Kënga “kuqezi” për festën e Pavarësisë,

Vetëm një ditë pasi shqiptarët festuan 111 vjetorin e Pavarësisë, reperi kanadez Drake surprizoi shqiptarët me publikimin e videoklipit të ri.

Pas publikimit të këngës “Polar Opposites”, në version audio, ku reperi kanadez përmendi Prishtinën, të njëjtën ai e solli me videoklip një ditë pas Festës së Pavarësisë së Shqipërisë, më 29 nëntor.

Ajo çka bie në sy, janë detajet me motive shqiptare, kryesisht në xhaketën që ai mban veshur, dhe po ashtu edhe modelet shoqëruese. Përgjatë gjithë klipit, ai shfaqet i veshur me një xhaketë të kuqe, me shqiponjën të stampuar në shpinë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kënga “kuqezi” për festën e Pavarësisë,

Kjo ngjalli reagime tek fansat e tij shqiptarë dhe jo vetëm, ndërsa ngriti pikëpyetje se çfarë qëndronte prapa promovimit të Shqipërisë dhe Kosovës nga reperi 37-vjeçar.

Por, ky ndikimi del të jetë nga një prej producentëve të Drake, Gentuar Memishi, një shqiptar nga Kosova që prej kohësh punon me emrat më të njohur të muzikës në botë.

Kënga “kuqezi” për festën e Pavarësisë,

Gent Memishi

Përveç “Polar Opposites”, Genti ka realizuar edhe hitet e tjera të Drake si bashkëpunimin e tij me 21 Savage’s – “Privileged Rappers”, “Calling For You” dhe “Ëhat Ëould Pluto Do”.

Memishi numëron suksese edhe me artistët e tjerë ndërkombëtar si ajo me reperi amerikan Kanye Ëest për këngën “Ok ok” nga albumi “Donda”.

Kënga “kuqezi” për festën e Pavarësisë,

 

ME TE LEXUARAT