“Ke çuar një vajzë në atak paniku…”/ Gerta përballet me Aldon pas nominimit të përhershëm

Showbiz

“Ke çuar një vajzë në atak paniku…”/

Mbrëmjen e djeshme banori i “Big Brother VIP 4”, Aldo, ka thyer kutinë e emergjencës, e cila bashkë me një të mirë, që në këtë rast ishte një takim i tij me vajzën, vjen edhe një e keqe.

‘E keqja’ në këtë rast ishte se Aldo duhej të çonte një banor në nominim të përhershëm dhe zgjedhje e tij ishte Gerta.

Pas këtij vendimi ka patur një përplasje mes tyre, me Gretën që pretendon se ishte një vendim i marrë për arsye personale. Megjithatë, gazetarja është shprehur se nuk ndihet e trembur, por e zhgënjyer.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga ana tjetër, Aldo ka renditur disa arsye se pse ka marrë këtë vendim.

Pjesë nga diskutimi:

Gerta: Tregove veten tënde o Aldo.

Aldo: Pse trembesh kaq shumë. Duhet të vish të më thuash faleminderit!

Gerta: Unë nuk trembem, e ke keqkuptuar

Aldo: Të dëgjova atje duke thënë ‘pse e bëri kaq të madhe ai?’. Ti duhet të më thuash faleminderit.

Gerta: Unë nuk kam frikë nomiminin, por mora një zhgënjim personal nga ti. Ke qenë i vetmi person që kam veçuar dhe kam thënë se ti meriton të rrish në këtë shtëpi. Kërkova nga ti ta forcosh figurën tende në shtëpi.

Aldo: Gerta e dashur je kapur për një karrige dhe ke çuar një vajzë në atak paniku (Livian) dhe si ke thënë akoma më fal. Nëse dikush do të më çonte mua në atë gjendje…

 

ME TE LEXUARAT