Katy Perry thyen rregullin dhe del shëtitje me vajzën

Showbiz

Katy Perry thyen rregullin dhe del shëtitje me vajzën

Katy Perry nuk pyet për rregulla! As kur i vendos ato vetë! Këngëtarja dhe i fejuari i saj, Orlando Bloom kishin vendosur të ruanin në maksimum privatësinë e vajzës së tyre, Daisy duke mos publikuar foto në rrjete sociale e jo më të dilnin në publik me të.

Megjithatë Katy e ka thyer këtë rregull dhe ka dalë një shëtitje me vogëlushen e saj.
Nënë e bijë u fotografuan në Hawaii duke shijuar një shëtitje së bashku.

Katy ishte veshur sportive me streçe, kanotjere, shapka, kapele dhe maskë teksa shtynte karrocën.
Këngëtarja ka treguar hapur vështirësitë që ka patur si nënë e re për shkak se nuk fle mjaftueshëm.

Gjithashtu nuk e ka patur aspak problem të postojë foto të trupit pas shtatzënisë duke i dhënë një mesazh vajzave ta duan trupin e tyre.

ME TE LEXUARAT