Jul Deda tregon sekretin e errët: Kam ikur në Gjermani me pasaportë false
Banorëve të Big Brother VIP iu dha sfidë nga Vëllai i Madh, ku ata duhet të gjenin sekretet e njëri-tjetrit.
Një nga banorët me historinë komike ishte Juli, i cili tregoi se ka ikur në gjermani me pasaportë fallso.
Ai e tregoi me shaka të gjithë ngjarjen, ku vëllait të tij, Marios, i është dashur të vishej me fustan për të kaluar kufirin.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Kam ikur me pasaportë fallco në Gjermani. Në ’95, se prindërit kishin ikur në ’92, se ne kemi ndenjur tre vite pa prindërit në Shkodër. Kemi ndenjur vetëm më gjyshen dhe hallën. Pas shumë mënyrave për të na marrë, se ne donim të shkonim mirë jo në mënyrë ilegale.
Dhe gjeti një person që kishte dy fëmijë, njëri ishte identik si unë, që si të ishim binjakë, dhe vajza që ishte identik si vëllai im. Marjo, vëllai im, ka shkuar me fustan. Të dy përdore kemi ikur. Kaluam, kemi mbërritur në Amsterdam, pastaj po si djalë dhe vajzë në Bruksel, pastaj aty jemi bërë dy çuna dhe shkuam në Gjermani”, rrëfeu Juli.