"Je kontradiktore", banorët në sulm ndaj Kiarës: Publiku e do? Ta gëzojë Luizin

Showbiz

"Je kontradiktore", banorët në sulm ndaj Kiarës:

Kiara është sulmuar sërish nga banorët sa i përket marrëdhënies së saj me Luizin. Amos dhe Kristi kanë qenë dy banorët e rradhës që komentuan raportin e tyre.

Sipas Kristit, Kiara po shet një imazh të ulët në këtë situatë të krijuar, ndërsa Amos tha se ajo është kontradiktore në veprimet e saj kundrejt Luizit.

Kjo për shkak se Kiara e ndryshon shumë shpesh qëndrimin kundrejt Luizit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një herë rrijnë pranë njëri-tjetrin, dhe hera të tjera distancohet pasi Kiara ka nevojë për hapësirë.

Pikërisht kjo situatë, krijoi debat mes Kiarës, Amosit dhe Kristit.

Amosi tha se ka hequr dorë nga Luizi, që kur publiku vendosi që ai të vijojë qëndrimin në shtëpi. Ai shtoi se për aq kohë sa publiku vlerëson antivlerat, atëherë ai nuk ka pse merret më me një njeri të tillë.

Nga ana tjetër, Armaldo tha se publiku mendon se Luizi po bën lojë perfekte, për këtë arsye, nuk votojnë për daljen e tij nga kjo shtëpi.

Amosi shtoi se nëse ai do të ishte spektaktor, do të ndihej i manipuluar nga loja e Luizit, dhe do t’i vinte për të vjellë.

ME TE LEXUARAT