"Jam me epilepsi dhe vajzë e një invalidi"/ Xheisara rrëfen historinë e trishtë

Showbiz

"Jam me epilepsi dhe vajzë e një invalidi"/  Xheisara

Xheisara është një nga banoret më të reja të "Big Brother VIP".  Ajo la mbrëmjen e kaluar shtëpinë e “Big Brother VIP” i ka përlotur të gjithë me historinë e saj.

Xheisara tregoi se ka lindur në qytetin e Burrelit ku është përballur me paragjykime të shumta pasi babi i saj është invalid.

Ndër të tjera, tregoi se ajo vuan nga epilepsia.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

“Para se të lindja unë, babai u plagos pas koke dhe humbi kujtesën. Dhe nuk dihej nëse do bënte fëmijë. Pastaj linda unë dhe pjesën më të madhe të jetës e kam kaluar në spital. Kam pësuar disa vdekje klinike. Pastaj zbuluan se vuaj nga epilepsia. Ëndrra ime më e madhe ishte të bëhesha këngëtare. Por, gjithmonë të tjerë thoshin se nuk do ia dilja. Thoshin se jam gjynah. Unë nuk kam asgjë dhe do ua vërtetoj të gjithëve. Edhe unë një njeri me epilepsi dhe vajza e një invalidi do ia dal”, tha Xheisara.

Ndër të tjera, tregoi se nëna e saj ka sakrifikuar shumë dhe se ka punuar për të mbajtur atë dhe motrën e saj. Fakti që e ëma ka qenë pjesën më të madhe të kohës në punë, ka bërë që të mos jetë shumë e lidhur me të ëmën. Sipas Xheisarës, nga eksperienca në Big Brother VIP, familjarët do të njohin një anë të sajën që se kanë njohur më parë.

Më pas, nëna e surprizoi duke i thënë se e mbështet në çdo hap dhe të gjithë janë krenarë për të.

ME TE LEXUARAT