"Jam i varur nga..."/ Banorët i bëjnë pyetje anonime njëri-tjetrit, ja disa nga përgjigjet më "pikante"

Showbiz

"Jam i varur nga..."/ Banorët i bëjnë pyetje anonime

Padyshim një nga momentet më interesante të ditës së djeshme në "Big Brother" ishte në mbrëmje, kur banorët lexuan pyetjet që produksioni i kishte kërkuar të bëni për njëri-tjetrin në mënyrë anonime dhe dhanë disa përgjigje vërtetë "pikante".

Pyetje-përgjigje këto që kanë vazhduar edhe sot të hapin debate apo të krijojnë përplasje në shtëpi, teksa u fol për lojën e konkurentëve, jetën e tyre private, ndjenjat e gjithcka tjetër. 

Por cilat ishin disa prej pyetjeve e sigurisht përgjigjeve më të komentuara, si brenda shtëpisë, ashtu edhe nga publiku?

Nisim me Luiz Ejllin, i cili në përgjithësi ju përgjigj pyetjeve në drejtim të tij shkurt dhe prerë, pa shumë histori.

Megjithatë pyetjes: "Pse bën sikur nuk e di që Kiara ka dikë jashtë" ai ju përgjigj me 3 fjali, duke thënë: "E para nuk e di nëse ka, e dyta nuk ka dhe e treta nëse e ka, tani nuk është më".

Përgjigje që u vlerësua masivisht nga banorët.

 Meqë ra fjala këngëtari mendon se ja ka bërë Olta si pyetje dhe ky hamendësim i tij u bë shkak edhe për "acarimin" e gjendjes mes tyre sot.

ME TE LEXUARAT