Ish-deputetja rrëfen paragjykimet: Kosova nuk është gati për një femër moderne

Showbiz

Ish-deputetja rrëfen paragjykimet: Kosova nuk është gati për

Duda Bajle, ish-deputetja seksi e Kuvendit të Kosovës, ka treguar së fundmi se si ndihet pas komenteve hot që merr në rrjete sociale. Mbrëmjen e djeshme, teksa ishte e ftuar tek “Robi plaket kur don vet”, Bajle u pyet nëse është ndierë e paragjykuar për shkak të pamjes së saj të jashtme.

Ish-deputetja rrëfen paragjykimet: Kosova nuk është gati për

“Unë edhe sot mendoj se Kosova nuk është gati për një femër moderne. Unë e njoh veten dhe nuk mund të ndryshoj për dikë tjetër, në fillim kam pasur problem percepsionin e medias së Kosovës, ç’ka kam vesh, qysh jam vesh… Në fakt unë kam vesh veshjen që kam menduar se e ndjej mirë.

Ish-deputetja rrëfen paragjykimet: Kosova nuk është gati për

Në fillim telefonoja mediat ‘pse ke shkruar këto, kam veshur pantallona shumë normale’. Kam fëmijë, kam familje, dhe për mua titujt kanë qenë më provokativë sesa veshjet. Kur kam kuptuar se nuk mund të luftoj kundër mediave, kam thënë me vete: ‘Ok, po doni Dude seksi, ja...”.

E pyetur nëse mendon të bëjë ndonjë ndërhyrje në pamjen e saj, ish-deputetja tha:

Ish-deputetja rrëfen paragjykimet: Kosova nuk është gati për

“Deri tani nuk mendoj se kam nevojë, por në momentin kur nuk do ndihem mirë me trupin tim, nuk jam kundër. Sepse mendoj se çdo grua duhet të jetë e lumtur. Nëse nuk je e lumtur kur e sheh veten në pasqyrë, për të tjerët s’ka rëndësi të madhe”.

Ish-deputetja rrëfen paragjykimet: Kosova nuk është gati për

Ndër të tjera, Duda tregoi se nëna e saj ka qenë rrobaqepëse e për këtë arsye, ajo ka pasion të merret me stilimin e veshjeve të ndryshme. Ajo zbuloi se ka në shtëpi një makinë qepëse të vjetër, në të cilën qep rroba të ndryshme kur ndihet nervoze.

ME TE LEXUARAT