“Ish burrin unë e njoh”, Luizi e nxjerr blof Arjolën: Nuk i mungonte as shtëpia e as luksi, ka qenë...

Showbiz

“Ish burrin unë e njoh”, Luizi e nxjerr blof Arjolën: Nuk

Produksioni i “Big Brother Vip Albania” ka vendosur që banorët të vihen sonte në rolin e opinionistëve dhe të diskutojnë për lojën e banorëve të edicionit të parë.

Banorët diskutuan fillimisht për finalistët, Ilirin dhe Donaldin, e më pas për banorët e tjerë. Teksa po diskutohej për aktoren Arjola Demiri, Luizi kishte një koment për lojën e saj në “BBV1”.

“Babain e fëmijëve të saj unë e njoh edhe nuk iu mungon absolutisht asnjë gjë fëmijëve, as jeta e luksit, as shtëpia, absoultuisht asnjë gjë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Arjola ka qenë lojtarja më fallco nga fillimi deri në fund. Sa i përket lotëve është mëse normale që nëna për fëmijë do qajë.

Çdo dy ditë përmendte fëmijët e saj. Me gjithë respektin, aty të gjithë kishin fëmijë, nëna e motra. Arma e saj ishte përmend fëmijët-qaj, përmend fëmijët-qaj”- tha Luizi.

Aktorja Arjola Demiri u surprizua nga “Big Brother VIP” kur ishte pjesë e spektaklit, ku i realizuan ëndrrën e saj duke i dhuruar një shtëpi.

ME TE LEXUARAT