Ish-banorja e BBV3 rrëfen historinë e rëndë: Pronari i lokalit më ngacmoi e më tha troç...
“Ngacmimet seksuale në vendin e punës”, kjo është dhe tema për të cilën po diskutohet gjerë e gjatë nëpër studio televizive përgjatë kolegëve të fundit.
Një deklaratë shokuese ka ardhur së fundmi nga ish-banorja e Big Brother Vip, Dea Vieri, e cila ka treguar se si është ngacmuar nga pronari i lokalit ku dhe kishte shkuar të kërkonte punë.
Ajo tregoi se kur ishte 17-vjeçar kishte shkuar në një takim pune dhe pronari i kërkoi troç “s*ks”.
“Unë personalisht ngacmimin tim të parë seksual e mbaj mend kur kam qenë 17 vjeçe e gjysmë. Kërkoja punë si kameriere në një nga baret e lagjes sime aty. Takova zotërinë që ishte pronari. Më la një orar pune, ai mund të ishte diku te 32-35 vjeç, kishte nuse dhe fëmijë se më tregoi.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Është një nga historitë më traumatizuese të jetës sime sepse ai më ka thënë troç: “Shiko, flasim troç se unë nuk kam kohë për të humbur. Unë dua seks të shpejtë”.
Unë isha 17 vjeç dhe normalisht u trondita. Nuk kisha pasur ndonjëherë përballje të tilla. U shmanga, u stepa dhe nuk e di ku gjeta guximin dhe fillova të bëja moral. ‘Ti je burrë i martuar, ke fëmijë, si nuk të vjen turp’.
Ai u revoltua shumë, nuk donte t’ia dinte fare se isha edhe minorene. Nuk bëra asnjëherë denoncim dhe me thënë të drejtën këtë histori nuk ia kam thënë as nënës sime se nuk doja t’a bëja merak. Vajzat shqiptare po përdhunohen dhe me zor po shkojnë t’a raportojnë. Vajzat shqiptare po vriten dhe ke komentet ‘ka bërë diçka që e ka vrarë’.
Nëse shkoj e raportoj, fillojnë ‘po ti shiko si vishet ajo, si del ajo, normal ça pret kjo’. Është pak e vështirë dhe do shumë guxim të shkosh të denoncosh dhe sa i fuqishëm është shteti jonë që të na mbrojë”, tregoi Dea gjatë emisionit “E’Diell”.