“Ilnisa po e bën kastile, nuk futem mes çifteve”, Sara Karaj “u qahet” vajzave të BBV3

Showbiz

“Ilnisa po e bën kastile, nuk futem mes çifteve”, Sara

Sara Gjordeni në një bisedë me Françeskën dhe Sara Karajn ka paralajmëruar këtë të fundit se është duke u përdorur nga Ilnisa.

Sipas Sarës, është taktikë e Ilnisës që personazhet e reja vajza që vijnë, i afron dhe në momentin që e sheh se janë naïve për lojën, i mban afër për t’i përdorur.

Një pjesë nga biseda:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sara: Në këtu, nëse ka ndonjë gjë që po kuptojmë nga ky muhabet dhe që ndoshta nuk dihet nga palët e treta është se ju të dyja po përdoreni.

Françeska: Është e vërtetë…

Sara: Një gjë që do të kuptosh këtu në këtë shtëpi është se Ilnisa ka të njëjtën taktikë me vajzat. Të afron dhe në momentin që sheh se ti je naïve për lojën, të mban afër.

Nga ana tjetër, Françeska ka këshilluar Sara Karajn që të mos revoltohet në debatet me Ilnisën, pasi i jep asaj kënaqësinë që ajo kërkon. Sipas Françeskës, në një përballje me Ilnisën është më mirë që të tërhiqesh sesa të revoltohesh sepse ajo ka tendencën të të nxjerrë keq.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Françeska: Nëse revoltohesh, ti do ti japësh Ilnisës kënaqësinë që ajo kërkon. Nëse revoltohesh, më beso se ajo femër ka tendencën të të nxjerrë shumë keq.

Sara: Jo dhe aq, jo, jo, jo… Pse?

Françeska: Mendoj se mund të…

Sara: Po unë në debatet me atë kam nxjerr veten keq sesa më ka nxjerrë ajo.

Sara Karaj: Unë nuk i kam dhënë asnjëlloj arsye që ajo të përdorë emrin dhe imazhin tim…

Sara: Sepse ti sapo je futur.

Në bashkëbisedimin me vajzat, Sara Karaj është shprehur se Ilnisa po kërkon me ngulm t’i prish imazhin duke e nxjerrë atë si femrën që hyn mes çifteve për të faktorizuar veten. Megjithëse e hapur për një lidhje brenda shtëpisë, blogerja thekson se akuzat e Ilnisës janë të pabaza pasi s’mund të lindin ndjenjat për dy ditë.

Sara Karaj: Është vënë re që pasi kam hyrë këtu, ajo është përpjekur të krijojë diçka që nuk ekziston midis meje dhe Meritonit. Po e bën kastile që…

Sara: Do që të faktorizohet vetë.

Sara Karaj: …do të më ulë imazhin mua dhe të thotë “shiko, kjo është Sara. Vjen dhe shkatërron çifte”. Në një kohë që s’ka pikë lidhje fare.

Sara: Atë po them, nuk është aq budallaqe sat ë futet dhe të thotë s’paskam gjë tjetër për të dhënë.

Saran Karaj: Isha duke folur pak edhe me Erjolën dhe kurrë nuk do të thoshja jo për një lidhje brenda shtëpisë nëse e ndjej realisht, por më trego mua se ku erdhën ato ndjenjat për Meritonin pas një dite? Ne thjesht kemi shprehur simpati si shokë për njeri tjetrin. Ajo do të më nxjerrë mua keq tani, do të më bëjë atë femrën që “uou, shiko se kjo vjen dhe hyn në mes të çifteve”.

 

ME TE LEXUARAT