‘’Ikëm në Gjermani me kamion konservash’’/ Sot drejtor në kompaninë ‘’BMW’’, rrëfehet djali i këngëtares shqiptare
Albin Hisku, djali i këngëtares shqiptare, Alida Hisku, sot është drejtor në kompaninë e madhe të BMË në Gjermani, por për të arritur deri këtu ka kaluar shumë vështirësi.
Ai ka zbuluar të gjithë historinë e jetës së tij, nga përfundimi i studimeve për kanto, më pas te kalimi në degën e ekonomisë dhe deri te udhëtimi më i vështirë i jetës, që ishte ai me kamion drejt Gjermanisë në moshën 6-vjeçare.
"Karrierën time e kam nisur si këngëtar. Që kur kam qene i vogël, e kam pasur muzikën afër meje. Dikur ia nisa me muzikën klasike dhe e kam pasur profesion për 12 vjet.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Më pas ndërrova muzikën klasike dhe u futa në R&B dhe pop, por dikur nuk pata shumë sukses dhe ndërrova degën, e iu futa ekonomisë. Ky hap ishte shumë i mirë dhe i suksesshëm.
Në muzikën klasike isha këngëtar i ri dhe studimet i kam bërë në muzikën klasike, isha tenor. Tani këndoj vetëm në gëzime familjare. Kam qene pjesë e albumit të mamasë, kam kënduar dhe kam shoqëruar dhe mamanë. Kemi dhënë disa koncerte atëherë në Itali dhe Shqipëri, por pastaj kur ndërrova degë dhe iu futa ekonomisë, mu dha mundësia të punojë në kompaninë e BMW.
Futa gjithë energjinë aty për të qenë i suksesshëm sa jam sot e kësaj dite.
Fillimisht e kam nisur si praktikant dhe pastaj mu dha mundësia të futesha në degën e shitjes, e më pas arrita të bëhesha shefi i shitësve, domethënë anglezët e quajnë drejtor.
Unë përgjigjem për një rajon dhe kam dhe zyrën time. Prej andej, provoj t’i jap drejtim shitjes, veprimtarive të makinave, të gjitha çfarë ka kompania e BMW-së.
Unë kam ikur në Gjermani që kur kam qene 6 vjeç, kam ikur me një kamion konservash domatesh. Të gjitha gjërat nuk i mbaj mend se kam qene shumë i vogël, por janë disa fragmente që më kujtohen ditë për ditë dhe shumë mirë madje, sidomos nata kur ikëm.
Plani herën e parë ka qenë që mamaja të ikte vetëm me vëllain tim, por kur erdhi momenti për t’u nisur, unë u çova nga gjumi dhe i thash mamasë ku po ikën, dhe mbaj mend që ajo filloi të qante dhe tha nuk do të lë vetëm në Shqipëri, do të marrë me vete dhe kështu më mori”, rrëfeu djali i këngëtares.