“Ik gjej burrë,Do ia nxjerr dashnorët Zhaklinës”/ Degradon situata në ofendime dhe fyerje personale LIVE në emision

Showbiz

“Ik gjej burrë,Do ia nxjerr dashnorët Zhaklinës”/

Puntata e djeshme në emisionin 'Ftesë në 5' ishte e mbushur me ofendime.

Në studio po diskutoheshin propozimet e avokates Migena Balla për ligjërimin e poligamisë në Shqipëri. Blogerja dhe gazetarja Zhaklni Lekatari dhe historiani Olsi Jazexhi, debatuan me njëri-tjetrin, duke e cuar përballjen në ofendime personale.

'Ti ishe vajzë e hajrit, do ishte grua e mirë në Kosovë, po u ndave, erdhe këtu hape blogje seksi. Ajo është një copë injorante që ka një blog seksi. Ik martohu, ik gjej një burrë aty, K***'- tha Jazexhi, i cili iu drejtua moderatores: Ajo më ofendoi më tha antishqiptar. 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

'Të ka hy shejtani në bark, të duhet me të cu në nja hoxh me të këndu, të nxjerrin si aktore pornografike në emisione' - i thotë më tej Jazexhi, duke mos u ndaluar e vijuar: Po deshët ia nxjerr të gjithë dashnorët Zhaklinës...

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Bieta në Instagram-in e saj, në të cilin shprehet se ishte e detyruar për zgjedhjen që bëri, nisur nga fakti që e konsideron të patolerushme përdorimin e fyerjeve personale, goditjeve nën brez dhe lincim publik të personazheve që fton në emision, teksa dënon edhe fjalët e Jazexhi, duke i konsideruar ato edhe si "polici morale".

Sot nuk ishte nje emision i zakonshem. Nje te shikoni kerkova t'i fikej mikrofoni, derisa vendosa edhe ta largoj nga emisioni. Eshte jo thjesht e turpshme, por teresisht e patolerueshme qe goditjen personale ne brez: fyer, futje nen carcafin e krevatit te cdonjerit, lincim publik dhe perdhosje e figurave publike te lejohen.

Sikunder edhe e shpreha dhe reagova ashper pergjate emisionit deri ne largim te historise, denoj cdo fyerje dhe nuk mund te pranoj qe pikerisht ne “Ftese ne 5”, emisionin qe ka shtylle te veten “mbrojtje dhe lartesimin e dinjitetit te gruas”, te denigrohet kush mendon ndryshe. As ne “Ftese ne 5” dhe as ne shoqerine tone nuk mundet kush te beje “policine morale”.

ME TE LEXUARAT