"I ra të fikët sapo pa..."/ Një fustan si të Armina Mevlanit e ka veshur para 34 vitesh artistja e madhe shqiptare (FOTO)

Showbiz

"I ra të fikët sapo pa..."/ Një fustan si të

Fustanet e Armina Mevlanit të dizenjuara nga stilistë shqiptarë e të huaj janë komentuar së fundmi edhe në media.

Por ajo që kemi vënë re është se një nga fustanet e saj është shumë i ngjashëm me fustanin ikonik të yllit të muzikës shqiptare të viteve ‘80, Parashqevi Simaku.

Fustani i stiluar nga Shpresa Zeraliu është veshur nga Simaku në vitin 1988 në Festivalin e Rtsh. Kënga “E duam lumturinë” është edhe fituese e çmimit të parë të këtij Festivali.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Historia e Fustanit të Parashqevisë

“Unë vij, vetëm po më gjete tafta bojë rozë!”- citoi Agim Doçi këngëtaren e famshme, duke sqaruar më tej se materiali në fjalë që ajo kërkonte për veshjen, gjendej vetEm në perdet e Komitetit Qendror.

Dhe unë kam shkuar kam vjedhur perdet në Komitet Qendror dhe kam shkuar tek rrobaqepësja më e mirë e artistëve, Shpresa Zeraliu.

"I ra të fikët sapo pa..."/ Një fustan si të

Ajo sapo pa taftanë i ra të fikët sepse e dinte që kjo tafta vinte vetëm për Komitetin Qendror”, ka treguar tekstshkruesi Agim Doçi.

ME TE LEXUARAT