I plasi goma e makinës, aksidentohet ish-banori i BBA Vip Meriton Mjekiqi, dërgohet në spital

Showbiz

I plasi goma e makinës, aksidentohet ish-banori i BBA Vip Meriton Mjekiqi,

Moderatori Meriton Mjekiqi, jeheresh edhe ish banor i sezonit te fundit te Big Brother Albania Vip, ka pësuar aksident të rëndë një natë më parë dhe gjendja shëndetësore duket të jetë ende e rëndë.

Sipas mediave, ish-banori i Big Brother, ka qenë duke u kthyer në Kosovë pas një qëndrimi në Shqipëri.

Ndërkohë dëshmitarët e ngjarjes, shprehen se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt.

Mjekiqi ishte duke udhëtuar në autostradën kryesore që të çon në Prishtinë, kur papritur njëra nga gomat e makinës ka plasur, raportoi ne oret e mengjesit shqiptarja.

Për pasojë ai ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke rënë në një fushë të hapur

Thuhet se Meritoni ka mbetur i bllokuar brenda makinës për pothuajse një orë.

Pas ardhjes së ekipeve të shpëtimit, ai është dërguar menjëherë në urgjencë për të marrë ndihmën e parë mjekësore./shqiptarja

ME TE LEXUARAT