I kopjoi këngën, Beatrix i kundërpërgjigjet në mënyrën më epike Donaldit
Pas ngjarjeve të ndodhura në “Big Brother Vip”, çdo tekst i Donaldit interpretohet si një dedikim për Bora Zemanin. Qoftë për të kërkuar falje ose dhe për të treguar se e do akoma vargjet e thurura për të kanë qenë të shumta.
I tillë ishte dhe ky i fundit, ditën e djeshme Donaldi publikoi disa vargje të këngës së re, dhe të vetmet fjalë që publikoi nga kënga u bënë shkak i trazirave në rrjet.
View this post on InstagramMerr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
Me anë të një postimi në Instagramin e tij, Donaldi na zbuloi pak nga kënga e tij e re ku thuhej, “Të kuptoj më mirë me sy se me fjalë…”.
Ishin këto fjalët e publikuara nga Donaldi që u interpretuan menjëherë si një dedikim për Borën.
Mirëpo ndjekësve nuk u shpëtoi as ngjashmëria e frazës me tekstin e këngës së Beatrix Ramosaj.
“Sy në sy pa fjalë po më kupton”,-thotë Beatrix në tekstin e këngës që ishte një dedikim për Donaldin gjatë romancës së tyre në “Big Brother Vip”.
Të shumtë kanë qenë komentuesit që e akuzuan Donaldin për kopjim të këngës duke nisur kështu një mori komentesh negative në rrjet.
Por si duket nuk kanë qenë vetëm komentuesit ata që e kanë marrë këngën si një kopjim, pasi vetë Beatrix ka reaguar.
Me anë të një postimi në InstaStory ajo ka hedhur një kunjë të hapur ndaj Donaldit.
Në videon e publikuar nga artistja shfaqet një sekuencë e shkëputur nga filmi “Dy herë mat”.
“Bukur, shumë bukur, tepër origjinale”, duket se ky është një mesazh ironik për Donaldin i cili ende nuk ka reaguar ndaj komenteve./iconstyle