“I degjeneruar, plehrë”/ Plas sherri në “Përputhen”, Enisa godet me shuplakë Herrisonin

Showbiz

“I degjeneruar, plehrë”/ Plas sherri në
Në emisionin e dashurisë “Përputhen” është regjistruar një situatë e paprecedentë.

Herrison ftoi në një takim 4 minutësh në studio Enisën, por mes tyre pati debate, të cilët degjeneruan deri në “përplasje” fizike.

Gjithçka nisi për shkak se Herrison i tha konkurentes se nuk do të dalë më në takime me të.

Kjo e fundit në një moment u ngrit nga karrigia, qëlloi Herrisonin me shuplakë dhe u ul në stolin e saj pranë konkurenteve të tjera.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë, Herrison iu përgjigj duke i thënë se po ruan gjaknxehtësinë për shkak se përballë ka një femër.

“Je femër për Zotin se të ishe mashkull e dija unë çfarë të bëja”, i tha ai.


Enisa vijoi të ofendojë Herrisonin duke i thënë mashkull i degjeneruar dhe plehrë.

Kujtojmë se ky nuk është rasti i vetëm kur në emisionin që zhvillon “Top Channel” debatet kanë degjeneruar në përplasje fizike.

Edhe më parë ka pasur situata të paprecedenta në këtë emision që transmetohet pasditeve, kur përballë ekranit ka edhe fëmijë.

ME TE LEXUARAT