Humbje e madhe për median/ Ndahet nga jeta ikona e gazetarisë (FOTO+EMRI)

Showbiz

Humbje e madhe për median/ Ndahet nga jeta ikona e gazetarisë

Është shuar në moshën 84-vjeçare gazetari dhe prezantuesi i njohur italian  Gianni Mina. Ai vdiq të hënën në Romë pas një sëmundjeje të zemrës, sipas mediave italiane.

Gianni Mina u bë i njohur për natyrën e tij origjinale mbi ngjarjet gjatë një karriere që zgjati mbi 60 vite dhe intervistat e tij përfshinë shumë nga figurat e mëdha të shekullit të kaluar, si Fidel Castro, Muhammad Ali, Federico Fellini, Eduardo De Filippo, Robert De Niro, Jane Fonda, Gabriel Garcia Marquez dhe Enzo Ferrari.

I lindur në Torino më 17 maj 1938, Minà e filloi karrierën e tij si gazetar në vitin 1959 në “Tuttosport”, ku më pas ai u bë edhe drejtor. Në vitin 1960 ai bëri debutimin e tij në Rai duke bashkëpunuar në krijimin e raporteve sportive për Lojërat Olimpike në Romë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mani  mori drejtimin e “Sprint”, një revistë sportive e drejtuar nga Maurizio Barendson, duke filluar nga viti 1965 merret me dokumentarë dhe investigime për programe të shumta.

Në vitin 1981 ai fitoi çmimin Saint Vincent si gazetari më i mirë televiziv i vitit. Pas bashkëpunimit me Giovanni Minoli në Mixer, ai bëri debutimin e tij si drejtues i Blitz.

Minà ndoqi tetë Kupa Botërore dhe shtatë Olimpiada, si dhe dhjetëra kampionate botërore të boksit, duke përfshirë ato historike nga koha e Muhamed Aliut.

Humbje e madhe për median/ Ndahet nga jeta ikona e gazetarisë

Në vitin 1987 Minà u bë i famshëm në mbarë botën për një intervistë gjashtëmbëdhjetë orëshe me Fidel Castro, presidentin kuban, për një dokumentar nga i cili u realizua një libër: raporti i titulluar “Fidel i thotë Che”.

84-vjecari  ka qënë bashkëpunëtor për vite të tëra gazetash si La Repubblica, l’Unità, Il Corriere della Sera dhe Il Manifesto.

ME TE LEXUARAT