Historike, këngëtarja shqiptare Ava Max renditet e para në Itunes

Showbiz

Historike, këngëtarja shqiptare Ava Max renditet e para në Itunes

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max po korr suksese të pafundme në tregun muzikor ndërkombëtar.Së fundi, ajo ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj, duke u renditur e para e këngëve më të dëgjuara të momentit, në platformën e muzikës mbarë botërore iTunes.

Kënga e saj “My head and my heart”, që është pjesë e albumit “Heaven and Hell”, është aktualisht kënga e parë në botë në listën zyrtare të iTunes.

Ka qenë vetë Ava që e ka ndarë këtë lajm të gëzueshëm me të gjithë ndjekësit e saj në Instagram.Ajo ka publikuar një fotografi të listës zyrtare të këngëve më të dëgjuara të momentit në iTunes, me “My head and my heart” që ndodhet në majë të klasifikimit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Numri një në iTunes! Çfarë! Ju dua ju të gjithëve, le të ecim përpara”, ka shkruar Ava shumë entuziaste për këtë arritje.

ME TE LEXUARAT