"Heidin e kam nuse unë o gjigant", Romeo përplaset me Lidin, gjesti që bëri aktori para banorëve
Lajmifundit
/
19 Prill 2024, 14:29
Showbiz
Lidi që prej momentit që u bë pjesë e formatit të Big Brother Vip, kishte një marrëdhënie të mirë me çiftin Heidi-Romeo por edhe me Eglën.
Duket se së fundmi shoqëria e tyre u kris, pasi banori dhe Romeo janë përplasur me njëri-tjetrin.
Ditën e sotme Lidi dhe Romeo kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin.
Pjesë nga biseda:
“Në qoftë se ma bën Egla mua, ashtu ta bën dhe Heidi ty? Apo jo? Ashtu i bie?”– pyeti Liami.
Romeo i kthehet: Heidin e kam nuse unë o gjigant", teksa prej gjesteve të banorit la të kuptohej se i tha Lidit "qepe".